A do të bëhet Gëzim Kelmendi me Listën për Familjen? - Gazeta Express
string(51) "a-do-te-behet-gezim-kelmendi-me-listen-per-familjen"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2024 7:12

A do të bëhet Gëzim Kelmendi me Listën për Familjen?

Lajme

Gazeta Express

27/11/2024 7:12

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka folur për mundësinë e bashkimit me Listën për Familjen, për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Lista për Familjen u krijua nga deputetë që në këtë legjislaturë ishin në Lëvizjen Vetëvendosje – Eman Rrahmani e Visar Korenica – me motivimin kryesor për të kundërshtuar miratimin e Kodit Civil, që u tentua të miratohej disa herë gjatë këtij mandati, edhe si kërkesë e BE-së, por pa sukses. Listës për Familjen fillimisht iu bashkua edhe Behxhet Pacolli me partinë e tij, por raportohet që Lista tashmë është përçarë dhe nuk do të garojnë bashkë në zgjedhje.

Në ATV, Kelmendi ka thënë që ai i ka bërë ftesë Eman Rrahmanit të Listës për Familjen që të jetë pjesë e partisë së tij, partisë Fjala, që sipas tij është parti më e strukturuar dhe me përvojë në gara zgjedhore të mëparshme. Megjithatë, Kelmendi nuk ka shprehur siguri nëse një bashkim i tillë do të realizohet.

“Ne i kemi ftuar ata që të vijnë te ne me kushtet dhe me numrat e tyre, për interesat tona të përbashkëta, ngase janë të pastër si ne”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka shtuar që partia e tij nuk i frikësohet Listës për Familjen në garë zgjedhore dhe që ai do të marrë pjesë në zgjedhje për të kaluar në Kuvend.

Lista për Familjen është e përbërë nga kandidatë me bindje konservatore, të ngjashme me partinë Fjala dhe Gëzim Kelmendin.