Arrestohen dy burra në Prizren, po kontrabandonin municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve - Gazeta Express
string(100) "arrestohen-dy-burra-ne-prizren-po-kontrabandonin-municion-nga-serbia-ne-kosove-ne-poligonet-e-armeve"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2024 10:03

Arrestohen dy burra në Prizren, po kontrabandonin municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve

Lajme

Gazeta Express

26/11/2024 10:03

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve, përcjell Gazeta Express.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren, 25.11.2024, 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9×19. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/