“Mos u huto”, ka qenë sfida e buxhetit për javën që lamë pas nga ArtMotion teksa të dy grupet arritën buxhetin prej 50 për qind.
Banorët u testuan në memorizim, logjikë dhe aftësi bashkëpunimi.
Loja u zhvillua në dy faza, të enjten dhe të premten, ku banorët vepruan në dy grupe të ndryshme. Kapitenët e grupeve janë Gresa dhe Edi, të përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre për të përmbushur detyrat.
Në led, shiritat në dhomën e ndejës do të shfaqen për gjatë ditës së sotme, disa fjalë të cilat do të qëndrojnë për vetëm një minutë dhe banorët duhet t’i mbajnë në mend.
Dy ekipet i kishin fjalët e ndryshme, ndërkaq gongu do të binte secilën herë që shfaqet diçka në ekran si lajmërim.
Gongu ka dy tingëllima, ekipi i Gresës është huti, ndërkaq ekipi i Edit është ujku.
Të gjitha fjalët që shfaqet gjatë ditës, e formulojnë një fjali, të cilën kapitenët e grupeve e kanë për detyrë ta thonë me renditje dhe të plotë, kur e kërkon “Vëllai i Madh”.
Për të parë se si ia dolën banorët në sfidën, klikoni videon në linkun më poshtë.