Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare - Gazeta Express
string(58) "petro-marko-nje-nga-themeluesit-e-prozes-moderne-shqiptare"

Arte

Gazeta Express

25/11/2024 15:22

Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare

Arte

Gazeta Express

25/11/2024 15:22

Më 25 nëntor 1913, lindi në Dhërmi shkrimtari Petro Marko. Ai është cilësuar si shkrimtari kundër-rrymë, i cili nëpërmjet prozës moderniste arriti t’i bëjë bisht caqeve uniformizuese të realizmit socialist. 

Ndërsa në rangun ndërkombëtar, është pjesë e radhëve të shkrimtarëve të brezit të humbur, së bashku me Ernest Heminguejn dhe Erik Maria Remarkun.

Në vitin 1936, Marko iu bashkua radhëve të Luftës Civile të Spanjës me një grup prej 40 shqiptarësh. Në klimën e luftës nacional-çlirimtare, u kthye në atdhe ku ra në prangat e italianëve dhe së bashku me 600 të burgosur të tjerë u internua në ishullin e Ustikës.

Kjo do ta ndikonte të sillte, vite më vonë, veprat si “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” që portretizojnë shkretinë e luftës, duke himnizuar paqen dhe humanizmin.

Për një dekadë, pas publikimit të romanit të tij të bujshëm “Një emër në katër rrugë”, në vitin 1972, Petro Markos iu ndalua e drejta e botimit, pasi u denoncua nga kritika e indoktrinuar, për gabime ideore./Tema

Advertisement
Advertisement
Advertisement