string(100) "messi-flet-me-admirim-per-barcelonen-me-familje-gjithmone-mendojme-qe-te-kthehemi-per-te-jetuar-atje"

Futboll

Gazeta Express

22/11/2024 15:47

Messi flet me admirim për Barcelonën: Me familje gjithmonë mendojmë që të kthehemi për të jetuar atje

Futboll

Gazeta Express

22/11/2024 15:47

Leo Messi ka folur me shumë admirim për Barcelonën në intervistën e tij të fundit.

Ylli argjentinas tashmë po bën karrierë në ShBA me Inter Miamin, por Barcelona mbetet pjesa më e bukur për të.

Aty ai u formësua si lojtar dhe fitoi krejt çka mund të fitohet si me ekip, ashtu edhe individualisht.

Duke folur për periudhën e tij në Kataluni, tetë herë fituesi i Topit të Artë foli me shumë admirim.

“Fëmijët e mi kanë lindur atje. Kam kaluar gjithë jetën time duke jetuar atje. Ndihem sikur i përkas Barcelonës. Unë dhe familja ime gjithmonë mendojmë për mundësinë që një ditë të kthehemi për të jetuar atje. Fëmijët e mi, gruaja ime dhe unë e kemi shumë mall jetën tonë atje. Na mungojnë miqtë tanë”, u shpreh Messi.