Kjo video tregon momentit kur Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi është ekzekutuar me armë me silenciator në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë.
Në video shihet momenti kur Klaudio del nga lokali ku ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku” dhe hip në makinën e tij tip “G Class” të parkuar para lokalit.
Sapo Prendi hip në makinë, autorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.
Gjithçka ndodh brenda 7 sekondave, që nga momenti që Audi i afrohet, autorët e qëllojnë dhe largohen me shpejtësi.
Miqtë e viktimës, sapo shikojnë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klaudio Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por i riu nuk mundi që të mbijetojë.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...