“Hulumto më thellë se nuk del veç vëllau”, si u zbulua se edhe daja i Fitore Pacollit mori grant - Gazeta Express
string(93) "hulumto-me-thelle-se-nuk-del-vec-vellau-si-u-zbulua-se-edhe-daja-i-fitore-pacollit-mori-grant"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2024 7:04

“Hulumto më thellë se nuk del veç vëllau”, si u zbulua se edhe daja i Fitore Pacollit mori grant

Lajme

Gazeta Express

22/11/2024 7:04

Egzon Pacolli i LDK-së ka treguar se si u zbulua që edhe daja i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, kishte marrë grant nga ministria e Bujqësisë.

Ai ka thënë se pasi publikoi videon me vëllain e deputetes, i thanë që të hulumtonte sepse nuk ishte i vetmi familjar i saj që kishte marrë grant.

“Një qytetar tjetër i Kosovës më tha ‘hulumto më thellë se nuk del veç vëllau’, thash çfarë lidhje tjetër familjare mund t’i dalë. Më tha ‘del edhe daja’. E kam verifikuar dhe dola me videon e dytë”, ka treguar ai.

“E verifikuam saktësisht se vëllai i nënës. Edhe kur e kam postuar videon kam qenë 100 për qind i sigurt se është daja i saj. Ka qenë lehtësim edhe më i madh kur është konfirmuar edhe nga goja e dajës së Fitores”. /Paparaci