Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për raportimet për përfshirjen në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur të ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut dhe reagimin e tij.
Aktivistja Zana Avdiu thotë se nuk duhet të dalë një video e tillë.
“Nuk duhet me dal ajo video edhe s’ka guxu me dal një video e tillë. Parimi e tha më herët që është nën hetime, por unë nuk e pash kërkun këtë. As nuk ka aktakuzë”.
Tutje, ajo edhe ngriti zërin në studio, duke kërkuar nga panelistët që t’i lejohet të flasë deri në fund.
“Nëse është një vajzë e mitur, cka ka bo prokuroria për kaq kohë që nuk i ka nis hetimet. Se nëse qikjo është e vërtet që është me një vajzë të mitur, atëherë është më e madhe se korrupsioni sepse kjo është dhunë seksuale.
A po nalni te kryj unë muhabetin a jo, a t’ju ngojna juve burrave e te qohemi prej tavolinës. Me qito akzua të kota ju veq i ngritni kta”, tha ajo.