Homazhe për 14-vjeçarin që u vra me thikë në Tiranë, shokët ndezin qirinj te vendi i krimit - Gazeta Express
string(90) "homazhe-per-14-vjecarin-qe-u-vra-me-thike-ne-tirane-shoket-ndezin-qirinj-te-vendi-i-krimit"

Shqiperi

Gazeta Express

19/11/2024 13:17

Homazhe për 14-vjeçarin që u vra me thikë në Tiranë, shokët ndezin qirinj te vendi i krimit

Shqiperi

Gazeta Express

19/11/2024 13:17

Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, miqtë e tij, ndezën qirinj në rrugicën ku një goditje me thikë në shpinë, i mori jetën adoleshentit.

“E kishim shok, ka qenë çun i urtë”, tregon një ish-nxënës i kësaj shkolle, sot në gjimnaz, i cili ka ardhur të vendosë lule në kujtim të Martinit

Të hënën e 18 nëntorit, Martini ishte nisur i qetë si çdo ditë në shkollë. Por atje u përball me bashkëmoshatarin e tij të shkollës, 14-vjeçarin e arrestuar për vrasjen e tij, i cili nisi të debatojë me të pasi kishte dëgjuar fjalë nga shokë të shkollës se Martini e kishte sharë. Ky episod verbal ka rënë në sytë e oficeres së sigurisë në shkollë, e cila ka ndërhyrë, por djemtë janë shprehur se e zgjidhën pasi e gjitha ishte një keqkuptim.

Në të vërtetë sherri nuk ishte mbyllur aty, pasi ata ishin përgatitur për përleshjen tragjike jashtë dyerve të shkollës.

Pas mësimit, në një rrugicë qorre vetëm 200 metra larg shkollës, u ndeshën me autorin dhe një mikun e tij, gjithashtu nxënës i “Fan Nolit”, i cili deri më tani nuk del i implikuar në ngjarje pasi roli i tij ka qenë vetëm për të ndarë palët. Siç dëshmitarët tregojnë të rinjtë nisën të përleshen me grushte e shkelma me njëri-tjetrin, dhe në një moment që ka qenë i shtrirë në tokë, autori 14-vjeçar ka nxjerrë një thikë që mbante me vete e goditi me një plagë në brinjë pas shpine Martinin, dhe la të plagosur me disa goditje sipërfaqësore mikun futbollist të të miturit.