string(87) "21-vjecari-nga-malisheva-rilind-thaqi-vdes-tragjikisht-ne-nje-aksident-trafiku-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

14/11/2024 15:35

21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, vdes tragjikisht në një aksident trafiku në Itali

Lajme

Gazeta Express

14/11/2024 15:35

21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes. Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi, shkruan Gazeta Express.

Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.

Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtrirë në spital gjatë natës, duke u liruar nga spitali mëngjesin e sotëm.

Për vdekjen e Rilind Thaqit kanë njoftuar edhe familja./GazetaExpress/