Apeli i Posaçëm ka shpallur fajtor avokatin Alban Bengasi, i cili në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Altin Dumani theksohet se ka kërkuar dhunimin barbar e më pas eliminimin fizik të ish-bashkëshortes së tij.
“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Në total, Bengasi është dënuar me 7 vite burg, por sipas gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar është 4 vjet dhe 8 muaj burgim
Alban Bengasi ishte në kërkim që nga maji i vitit 2022 dhe ishte strehuar në Dubai, por sapo mbërriti në Rinas u prangos për dhunë në familje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.