Policia jep detaje për aksidentin mes tri veturave në Gjilan ku vdiq një grua - Gazeta Express
string(77) "policia-jep-detaje-per-aksidentin-mes-tri-veturave-ne-gjilan-ku-vdiq-nje-grua"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2024 9:40

Policia jep detaje për aksidentin mes tri veturave në Gjilan ku vdiq një grua

Lajme

Gazeta Express

01/11/2024 9:40

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Bresalc të Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve vdiq një grua.

Sipas Policisë, edhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime. Në raport thuhet se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, raporton Express.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Bresalc, Gjilan  31.10.2024 – 14:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka  ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.