Kompania KD Events & Communications e cila ka mbi 14 vjet përvojë, ka sjellë në Kosovë risitë më të fundit teknologjike sa i përket industrisë së organizimit të eventeve, teknologji kjo që ofron një përvojë krejtësisht të re.
Ky lloj i teknologjisë sillet për herë të parë në Kosovë nga KD Events & Communications, ku përfshihet koncepti në ekzekutim dhe krijimi i një skenografie të plotë përmes ekraneve më të fundit LED të brendshëm 2.6 P dhe LED të jashtëm 2.9 P.
Gjithashtu në këtë risi teknologjike përfshihet ndriçimi me dritat e avancuara outdoor si Beam, Skylight, Wash dhe Spotlight, shfaqjet me laser, skena me kapacitet deri në 4 ton dhe efektet speciale dinamike si konfeti, fireshow, sparsks dhe CO2.