string(38) "edon-zhegrova-sonte-ne-aksion-me-lille"

Futboll

Gazeta Express

18/10/2024 12:51

Edon Zhegrova sonte në aksion me Lille

Futboll

Gazeta Express

18/10/2024 12:51

Pas dy ndeshjeve me Kosovën, Edon Zhegrova është gati për të vazhduar spektaklin në Ligue 1.

Lille, ekipi ku luan Zhegrova zhvillon ndeshjen e javës së tetë në elitën e futbollit francez sonte, shkruan Gazeta Express.

Përballë Zhegrovës me shokë do të jetë skuadra e papërshtatshme e Monacos, me ndeshjen që nis nga ora 20:45.

Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave do të jetë titullar në këtë ndeshje mjaft të vështirë.

Momentalisht, Lille gjendet në vendin e pestë me 13 pikë gjithsej, kurse Monaco prin në renditje me 19 pikë, dy më shumë se PSG që është i dyti.