"Krenar për Shqipërinë", Rama takohet me një grup shqiptarësh në Luksemburg - Gazeta Express
string(72) "krenar-per-shqiperine-rama-takohet-me-nje-grup-shqiptaresh-ne-luksemburg"

Shqiperi

Gazeta Express

15/10/2024 13:42

“Krenar për Shqipërinë”, Rama takohet me një grup shqiptarësh në Luksemburg

Shqiperi

Gazeta Express

15/10/2024 13:42

Në mbyllje të ditës që shënoi një moment historik në procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë, kryeministri Edi Rama ka takuar një grup shqiptarësh që e prisnin në dalje të godinës së Bashkimit Evropian në Luksemburg me flamurin kuqezi.

“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa ndau pamjet teksa përshëndetet me shqiptarët në dalje të godinës së Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Në zhvillimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg nga Shqipëria morën pjesë Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin zyrtar.