Arrestohet Naser Hafizi në aeroportin e Prishtinës - Gazeta Express
string(50) "arrestohet-naser-hafizi-ne-aeroportin-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 16:43

Arrestohet Naser Hafizi në aeroportin e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 16:43

Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, ku edhe është arrestuar.

Të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesë.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.