Kryesuesi i KGJK-së: Kemi bashkëpunëtorë profesionalë që s’kanë ide ku janë - Gazeta Express
string(73) "kryesuesi-i-kgjk-se-kemi-bashkepunetore-profesionale-qe-skane-ide-ku-jane"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 16:01

Kryesuesi i KGJK-së: Kemi bashkëpunëtorë profesionalë që s’kanë ide ku janë

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 16:01

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, tha se nëpër gjykata ka bashkëpunëtorë profesional që nuk e kanë ide se për cilin institucion punojnë.

Zogaj një deklarim të tillë e bëri të enjten në mbledhjen e 334-të të KGJK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kemi bashkëpunëtorë që janë duke bërë një punë të jashtëzakonshëm, mirëpo kemi bashkëpunëtorë që nuk e kanë ide se ku janë”, deklaroi Zogaj.

Ai gjithashtu kërkoi që tema e publikimit të vendimeve të mos diskutohet më, pasi që sipas tij vendimet e marra duhet të publikohet nga gjykata pas asnjë hezitim.

“Cila është arsyeja e tolerancës për gjyqtarë që nuk i publikojnë vendimet dhe ju kisha lut që pas këtij takimi mos ta diskutojmë më këtë teme në të ardhmen”, shtoi Zogaj.

Ai pati vërejtje edhe për punën e zyrtarëve ligjore të Gjykatës Themelore në Prizren-dega në Dragash, duke kërkuar nga kryetarja e kësaj gjykate, Shpresa Emra që zyrtarët ligjorë të Dragashit tu delegohen punë edhe të Gjykatës Themelore në Prizren.

Advertisement
Advertisement
Advertisement