Abazi: Se di cili deputet i VV-së ka fytyrë tani me kërku votë te qytetarët - Gazeta Express
string(74) "abazi-se-di-cili-deputet-i-vv-se-ka-fytyre-tani-me-kerku-vote-te-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 12:15

Abazi: Se di cili deputet i VV-së ka fytyrë tani me kërku votë te qytetarët

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 12:15

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka reaguar për rastin e Mimoza Kusari-Lila në Kuvend duke thënë se gëzohet që i takon këtij grupi të deputetëve e jo atij të VV-së.

Para deputetëve, Abazi tha se partia në pushtet gjatë kësaj periudhe ka bërë pazare të pista, duke hapur pompa të benzinës e duke punësuar njerëz të afërt në punë, e gjë sipas tij për këtë i kanë kritikuar pushtetet e kaluara.

Ai tha se Kusari-Lila fol me Radoiçiqin, ndërsa shkonte qante te varri i Afrim Bunjakut.

“Nuk e di a më ka nejt ma mirë ndonjerë ma mirë pëershkrimi “i pavarur”. S’kisha dashtë me i taku nje grupi parlamentar si ky. Pazaret e pista për me çel pompa të benzinës, me shti njerz të afërt në punë, për interesa të vogla të cilat VV i ka kritiku pushtetet e kaluara”, tha ai.

“Nuk e kuptoj ku e ka atë ftyrë me dal e me fol, ky është rrezik për shtetin. Ky standard tregon qe s’kem prokurori e nuk e burgos njerin qe flet me një njeri qe ka aktakuzë te ngritur. Nuk e di cili prej tyre ka ftyrë me kërku votë te qytetarët. Përmbajtje keni zero në secilin sektor. Turp”, tha tutje ai.