Brikenda dhe Gania tregojnë a kanë qenë në lidhje dashurie - Gazeta Express
string(58) "brikenda-dhe-gania-tregojne-a-kane-qene-ne-lidhje-dashurie"

TV/Film

Gazeta Express

07/10/2024 21:21

Brikenda dhe Gania tregojnë a kanë qenë në lidhje dashurie

TV/Film

Gazeta Express

07/10/2024 21:21

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Brikey dhe Gani Gërmia, pas daljes nga ky format u aluduan për një lidhje dashurie.

Kjo pas një deklarate që bëri gazetari e humoristi në një live, ku ishin edhe së bashku.

Megjithatë, të ftuar në “Elite Way”, ata kanë treguar se nuk janë bashkë dhe se nuk kanë qenë – thjesht një shaka mes tyre.

“Ganinë e du shumë si person. Kam dëshirë ta shoh mirë se e meriton. Nuk është që ndjej diçka për Ganinë, vetëm si shoqëri”, u shpreh ish-konkurrentja.

Visar Dërmaku nga ana tjetër filloi sërish të bënte shaka për këtë marrëdhënie të krijuar.

Në një intervistë tjetër, tha gjithashtu se pas Big-ut nuk ka qenë mirë dhe se ka pasur ngarkesë të madhe.

Pavarësisht kësaj, ai theksoi se nuk pendohet për gjithë eksperiencën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement