Talenti kosovar, Leart Murtezi shënon gol spektakolar nga distanca - Gazeta Express
string(65) "talenti-kosovar-leart-murtezi-shenon-gol-spektakolar-nga-distanca"

Futboll

Gazeta Express

07/10/2024 14:44

Talenti kosovar, Leart Murtezi shënon gol spektakolar nga distanca

Futboll

Gazeta Express

07/10/2024 14:44

Jemi mësuar të shohim gjatë fundjavave gola të jashtëzakonshëm dhe të rrallë që ndodhin në futbollin evropian, apo edhe më larg.

Por, gola të bukur mund të shohim edhe në futbollin kosovar.

Madje, një i tillë u shënua gjatë fundjavës në kategoritë e reja, shkruan “Gazeta Express”.

Talenti kosovar, Leart Murtezi e shënoi një gol spektakolar nga distanca në fitoren e Fushë Kosovës ndaj Newstars në grupmoshat U-15.

Madje, ishte goli i 14 vjeçarit që në fund doli të ishte vendimtar në fitoren e Fushës Kosovës U-15.

Pasi e kalon një lojtar kundërshtar, mesfushori defanziv godet nga largësia për ta shënuar një gol fantastik.

Murtezi synon ta ketë një karrierë të suksesshme, ndërsa është duke punuar me përkushtim që ta arrijë një gjë të tillë. /Gazeta Express/