“Jeta dhe Arti” në Galerinë Qahili - Gazeta Express
string(32) "jeta-dhe-arti-ne-galerine-qahili"

Arte

Gazeta Express

07/10/2024 14:38

“Jeta dhe Arti” në Galerinë Qahili

Arte

Gazeta Express

07/10/2024 14:38

Projekti “Jeta dhe Arti” është një udhëtim i thellë dhe emocionues nëpër artin që feston forcën, guximin dhe shpresën e grave që luftojnë kundër kancerit të gjirit.

“Jeta dhe Arti” do të shtjellohet përmes punëtorive që kanë për qëllim ofrimin e një hapësire kreative ku pjesëmarrësit mund të shprehin emocionet e tyre përmes artit, ndërsa rrisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Projekti ”Jeta dhe Arti” është një homazh për jetën dhe artin që shpreh fuqinë e shpirtit njerëzor. Përmes një kombinimi të fuqishëm të artit vizual dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ky projekt synon të inspirojë solidaritet, empati dhe guxim.