Vdiq sot akademiku dhe piktori, Tahir Emra - Gazeta Express
string(41) "vdiq-sot-akademiku-dhe-piktori-tahir-emra"

Arte

Gazeta Express

07/10/2024 14:06

Vdiq sot akademiku dhe piktori, Tahir Emra

Arte

Gazeta Express

07/10/2024 14:06

Galeria Kombëtare e Kosovës ka bërë të ditur së akademiku dhe piktori Tahir Emra ka vdekur sot.

Njoftimi i plotë:

Sot i themi lamtumirë piktorit dhe akademikut Tahir Emra i cili la pas gjurmë të pashlyeshme në botën e artit!

“Një nga cilësitë e dukshme të artistit është ndarja e sigurt e tij e një figure ose e detajeve më të domosdoshme që, në mënyrë mjaft të bindshme dhe të dukshme, do të shëndërrohen në simbol të tërë ambientit të cilit i kushtohet përfytyrimi. Duke eliminuar kështu githçka që duket e tepërt, Tahir Emra e redukton kompozicionin e vet në një numër të vogël faktesh të njohshme dhe të thekshme, të cilat, megjithatë, janë plotësisht të mjaftueshme për ta plotësuar skenën dhe për t’i ikur kështu narracionit të rrezikshëm, që i hedh në hije kualitetet plastike të një vepre. Nga ana tjetër, artisti, me këtë veprim, arrin që çdo detaj të vënë në pikturë t’i japë domethënje dhe vlerë të plotë, si në pikëpamje tematike, ashtu edhe në pikëpamje thjesht figurative.”

– Fragement nga teksti i historianes së artit Irina Subotić, i publikuar me rastin e ekspozitës personale të Tahir Emras në vitin 1979 në GKK.

Tahir Emra ka lindur në vitin 1938 në Gjakovë. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë, ndërsa Akademinë e Arteve (1966) dhe studimet pas-universitare në Beograd. Më 1967 u zgjodh ligjërues, e pastaj profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Nga viti 1974 deri në 2000, ai ishte profesor për vizatim dhe pikturë në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Emra ishte anëtar i forumeve të ndryshme profesionale në institucione dhe asociacione të ish-Jugosllavisë, si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Veprat e tij gjenden në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Muzeun e Artit Bashkëkohor në Beograd, Galerinë e Artit Bashkëkohorë në Zagreb, Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, Galerinë e Arteve në Sarajevë, Galerinë e Arteve në Warsaw si dhe në shumë koleksione private.

1 Tahir Emra, “Shitësi i Pulave”, 1978

2 Kopertina e katalogut nga ekspozita personale “Tahir Emra” në vitin 1979.

3 Katalogu i ekspozitës personale, Tahir Emra, 1979.

4 Tahir Emra, “Kolovazja”.

5 Tahir Emra, “Nga Cirku”, 1974.

6 Tahir Emra, “Nga Cirku”, 1974.

Materialet arkivore dhe veprat janë pjesë e Koleksionit të GKK