Rekomandimet javore nga Podkasti Suzanne, që emetohet edhe në T7! Sezoni i gripit ja nisi, vaksinohuni, e dilni shlirë nëpër ngjarje të shumta! Plot ekspozita në galeria të Prishtinës, koncert najs në Prizren, një klub leximi, festival filmi dhe party kërcimi.
Pas një vere shumë zhegitëse, erdhi një vjeshtë shumë lagëse e këtë Monday Marks po i bajmë ma s’pari nja dy thirrje shëndetësore: festivali “Shliroj cicat” veç sa mund me i përkujtu gratë lexuese me shku me bo mamografi falas për me parandalu kancerin e gjinit – dhe për lexuesit e krejt gjinive e orientimeve tjera – me marrë vaksinën e gripit që me kursy kohën e kalume smutë n’shpi, për me përjetu edhe ma shumë ngjarje këtë fall/winter season.
Ndërsa këtë javë ka ekspozita në Galerinë Kombëtare, galerinë Qahili dhe galerinë 17; në Kino Armata mundeni m’i nxanë tre ditët e fundit të Festivalit të filmit frankofon; Kino Lumbardhi po e përfundon serinë e koncerteve Skaj Sessions me një koncert të bendit të njohur shkupjan Blla Blla Blla dhe multi-instrumentalistës portugeze Riga Bragen. Nëse keni qef me lexu dhe me diskutu librat, “Dukagjini” po vazhdon me book clubin e vet e për natë pak ma krejzi e keni një event në AMC hall. Trust me u desht m’i hjek do propozime tjera për me i mbulu ton këto ngjarje! Kënaquni dhe sh’net!
Linku me ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-7-tetor
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...