Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Rozeta Dobin, e arrestuar për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, ku punonte si sanitare.
Më 19 mars të këtij viti, Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite e 6 muaj burg ish-zyrtaren e ministrisë së Financave Alda Klosi e akuzuar për fshehje të pasurisë. Klosi përfitoi ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimit me 20 muaj burg.Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite, ndërsa djali i saj Havier Dobi u dënua me 5 vite, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë vetëm 3.4 vite