Miratohet në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, pritet votimi në Parlament - Gazeta Express
string(113) "miratohet-ne-senat-dhe-ne-dhomen-e-deputeteve-marreveshja-shqiperi-itali-per-pensionet-pritet-votimi-ne-parlament"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 19:02

Miratohet në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, pritet votimi në Parlament

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 19:02

Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj bën të ditur se ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë.

”Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe ne Dhomën e Deputetëve në Itali, marrëveshja e pensioneve me Shqiperinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve perkatëse.

Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Falenderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italianët që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë të saj”, shkruan Xhafaj në Facebook.