Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i nënshtrohet operacionit - Gazeta Express
string(60) "kryeministri-i-shqiperise-edi-rama-i-nenshtrohet-operacionit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 11:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i nënshtrohet operacionit

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 11:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mëngjesin e sotëm.

Kreu i qeverisë i është nënshtruar operacionit për hernien inguinale e cila në gjuhën popullore njihet si dhjamthi.

Ka qenë vetë Rama i cili disa ditë më parë gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tha se do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Raportohet se gjithçka ka shkuar mirë.