PD mbledh sot grupin parlamentar, diskutime për aksionin në Kuvend në seancën e së enjtes
Shqiperi
Gazeta Express
02/10/2024 10:18
Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në orën 12:00, për të diskutuar në lidhje me aksionin për ditën e nesërme në seancën e radhës plenare.
Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan punimet e seancës plenare të së hënës. Ata hodhën sende drejt kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre.
Në lidhje me sjelljen e tyre në parlament, ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.