Szczesny i kryen vizitat mjekësore, sot e nënshkruan kontratën me Barçën - Gazeta Express
string(71) "szczesny-i-kryen-vizitat-mjekesore-sot-e-nenshkruan-kontraten-me-barcen"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2024 10:07

Szczesny i kryen vizitat mjekësore, sot e nënshkruan kontratën me Barçën

Futboll

Gazeta Express

01/10/2024 10:07

Wojciech Szczesny i ka kompletuar me sukses vizitat mjekësore tek Barcelona.

Portieri polak po rikthehet kështu në futbollin aktiv disa muaj pasi vendosi të pensionohej përfundimisht.

Ish-portieri i Arsenalit dhe i Juventusit do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Natyrisht, ish-përfaqësuesi polak do të marrë rrogë më të ulët në krahasim me atë që e merrte së fundmi në Juventus.

Szczesny në Camp Nou do ta zëvendësojë të lënduarin rëndë, gjermanin Andre Ter Stegen, për të cilin ka përfunduar ky sezon.

Polaku do ta nënshkruajë sot kontratën me gjigantin katalunas, ndërsa nga fundjava mund të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.

Szczesny do të jetë prezent sot në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Young Boys. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement