Aksion anti-drogë në Pejë sekuestrohen mbi një ton, Prokuroria thotë se vlera shkon në 5 milionë euro - Gazeta Express
string(100) "aksion-anti-droge-ne-peje-sekuestrohen-mbi-nje-ton-prokuroria-thote-se-vlera-shkon-ne-5-milione-euro"

Ballina

Gazeta Express

27/09/2024 10:39

Aksion anti-drogë në Pejë sekuestrohen mbi një ton, Prokuroria thotë se vlera shkon në 5 milionë euro

Ballina

Gazeta Express

27/09/2024 10:39

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë e ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë, shkruan Gazeta Express

Nikçi ka thënë se vlera e drogës së sekuestruar shkon në 5 milionë euro dhe sipas tij, aksioni i sotëm është një ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga paslufta. 

Aksioni është ende duke vijuar. Nikçi në njoftimin e bërë e ka etiketuar edhe Prokurorin, Ersan Qavolli.

“Mirëmengjesi Kosovë. Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga  Prokuroria Themelore në Pejë.Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi. /Express/