Avokati i Diddy shpjegoi pse reperi mbante 1000 shishe vaj bebesh në shtëpi - Gazeta Express
string(75) "avokati-i-diddy-shpjegoi-pse-reperi-mbante-1000-shishe-vaj-bebesh-ne-shtepi"

Rozë

Gazeta Express

26/09/2024 12:25

Avokati i Diddy shpjegoi pse reperi mbante 1000 shishe vaj bebesh në shtëpi

Rozë

Gazeta Express

26/09/2024 12:25

Pas arrestimit të reperit Sean Diddy Combs, dolën në pah detajet e festave të tij të egra, ku u panë shumë fytyra të famshm , si Paris Hilton, Ashton Kutcher , Leonardo DiCaprio, Khloe Kardashian , Jennifer Lopez, Beyonce e të tjerë.

Para arrestimit, policia bastisi shtëpitë e tij në mars dhe sekuestroi më shumë se 1000 shishe vaj për fëmijë dhe lubrifikantë, dhe shumë po pyesin pse reperi mbante një sasi të tillë në shtëpitë e tij

Avokati i tij, Marc Agnifilo, u përpoq të shpjegonte për New York Post pse reperi kishte një sasi të madhe vaji për fëmijë në pallatet e tij në Los Angeles dhe Miami. 

“Unë nuk mendoj se ishin 1000. Unë mendoj se ishin shumë. Dua të them, Costco është pikërisht në rrugë. Unë mendoj se amerikanët blejnë me shumicë, kjo është një gjë e njohur,” tha ai. 

“Dhe ju e dini se këta janë të rritur dhe bëjnë atë që bëjnë të rriturit me pëlqim, e dini, ne nuk mund të bëhemi aq naivë sa të mendojmë se seksi është një gjë e keqe, sepse nëse do të ishte, nuk do të ndodhte”, shtoi ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement