Prezantohet në Spanjë ‘’Adelina’’, filmi që i dedikohet divës së muzikës shqiptare Adelina Ismaili - Gazeta Express
string(93) "prezantohet-ne-spanje-adelina-filmi-qe-i-dedikohet-dives-se-muzikes-shqiptare-adelina-ismaili"

Rozë

Gazeta Express

26/09/2024 10:56

Prezantohet në Spanjë ‘’Adelina’’, filmi që i dedikohet divës së muzikës shqiptare Adelina Ismaili

Rozë

Gazeta Express

26/09/2024 10:56

Një projekt filmik që i dedikohet karrierës së Adelina Ismailit është prezantuar në forumin e festivalit të 73-të në San Sebastian.

Dokumentari që mban titullin ‘’Adelina’’ është një projekt në zhvillim e sipër, me regji dhe skenar nga Aurela Berila.

E pranishme në këtë ngjarje të madhe ishte edhe vet diva e muzikës shqiptare, e cila shkëlqeu si gjithmonë me paraqitjen e saj.

Filmi për synim ka trajtimin e aktivitetit artistik të Adelina Ismailit përballë kushteve shoqërore të viteve ‘90 përmes një perspektive kritike dhe feministe.

Me këtë prezantim në Spanjë, projekti ka ngjallur interesimin e distributorëve ndërkombëtar të specializuar në filmat dokumentar duke fituar çmimin HBO Max si dhe duke arritur marrëveshje me një koproducent francez, Hutong Production, për elaborimin tutje të këtij projekti shumë interesant.