Tre të lënduar nga një aksident zinxhiror në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(57) "tre-te-lenduar-nga-nje-aksident-zinxhiror-ne-fushe-kosove"

Gazeta Express

25/09/2024 22:05

Tre të lënduar nga një aksident zinxhiror në Fushë Kosovë

Gazeta Express

25/09/2024 22:05

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira pesë vetura.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.