Gold AG: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve - Gazeta Express
string(72) "gold-ag-nuk-eshte-djale-ai-qe-e-con-nenen-dhe-babane-ne-shtepi-te-pleqve"

Rozë

Gazeta Express

23/09/2024 22:16

Gold AG: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Rozë

Gazeta Express

23/09/2024 22:16

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7, të cilin e moderon Shpend Lipa

Ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të moshuarve.

“Nuk është djalë ai që e çon nënën apo babain në shpi t’pleqve,” tha reperi me zemërim, duke vënë theksin te rëndësia e përkujdesjes ndaj prindërve në kohën kur ata kanë më së shumti nevojë.

Për Gold AG, nderi dhe respekti për nënën dhe babain janë shtylla kryesore të edukimit dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se braktisja e tyre është një akt i papranueshëm.

Ai shtoi se familja është e shenjtë dhe roli i fëmijëve është t’i përkujdesin prindërit deri në fundin e jetës së tyre.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement