string(54) "shkupi-fitues-i-derbit-shqiptar-ne-maqedonine-e-veriut"

Sport

Gazeta Express

22/09/2024 18:30

Shkupi fitues i derbit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Sport

Gazeta Express

22/09/2024 18:30

Shkupi fiton derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut

Shkupi e ka fituar thellë derbin ndaj kampiones në fuqi, Strugës.

Të dielën Shkupi mposhti në udhëtim Strugën me rezultatin 3:0. Ndeshja derbi i skuadrave shqiptare i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi nga Senegali, Fabrice Tamba, i realizoi tri golat e fitores. Të parin e shënoi në minutën e pestë, të dytin në minutë ne 71-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 89-të.

Shkupi është në vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse Struga në pozitën e katërt me dhjetë pikë.

Fitore të dielën shënoi edhe liderja Shkëndija e Tetovës. Mposhti skuadrën tjetër shqiptare, Voska Sport me rezultatin 5:1.

Dy gola i shënoi Besart Ibraimi, kurse me nga një gol kontribuuan edhe Fiton Ademi, Mevlan Adili dhe Vane Krstevski. Golin e nderit për Voskën e shënoi Abdulhadi Jahja. Shkëndija është lider me 14 pikë, kurse Voska Sport me katër pikë.

Gostivari e mposhti Sileksin me rezultatin 2:1. Golin e parë për ekipin shqiptar e shënoi Oguzhan Aydogan, kurse të dytin Fisnik Zuka.

Besa e Dobërdollit humbi nga Pelisteri me shifrat 3:2. Remzifaik Selmani i shënoi dy golat për ekipin shqiptar. Të parin në minutën e 58-të, kurse të dytin në minutën e 94-t.

Besa është në vendin e dhjetë me katër pikë.