Një skemën e vjedhjes që përfshin 22 efektivë të Njësisë për Sigurinë e Autostradave në Shqipëri është zbuluar së fundmi duke nxjerrë në pah zhvatjen e parave ndaj shtetasve të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.
Agjencia e Mbrojtjes Policore bën me dije se hetimi ka nisur pas një denoncimi të bërë nga një shqiptar i Kosovës i cili ka qenë një prej shoferëve që është gjobitur. Gjobën e paguar policët e kishin shënuar në procesverbal por nga ana tjetër ka rezultuar se i kishin përvetësuar paratë, duke mos i dorëzuar te financa. E njëjta skemë është përdorur dhe për shumë të tjerë.
Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, pjesa më e madhe për shtetas nga Kosova dhe të huaj. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj.