Aksioni kundër fajdeve ku u arrestuan katër persona, Policia tregon provat që sekuestroi - Gazeta Express
string(87) "aksioni-kunder-fajdeve-ku-u-arrestuan-kater-persona-policia-tregon-provat-qe-sekuestroi"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2024 10:19

Aksioni kundër fajdeve ku u arrestuan katër persona, Policia tregon provat që sekuestroi

Lajme

Gazeta Express

20/09/2024 10:19

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm kundër fajdeve ku arrestoi katër persona.

Policia ka bërë me dije se të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar presion ndaj një viktime me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale. Si prova materiale, Policia ka sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë, raporton Express.

“FAJDE & ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE – Prishtinë 2023/2024.  Më 19.09.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lart-cekura si dhe kanë ushtuar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale viktimës. Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë. Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.