"A je lidhë me dikon në ATK?" – Elvira Ibrahimi flet për paragjykimet në punë - Gazeta Express
string(72) "a-je-lidhe-me-dikon-ne-atk-elvira-ibrahimi-flet-per-paragjykimet-ne-pune"

TV/Film

Gazeta Express

18/09/2024 21:21

“A je lidhë me dikon në ATK?” – Elvira Ibrahimi flet për paragjykimet në punë

TV/Film

Gazeta Express

18/09/2024 21:21

Në intervistën e fundit për emisionin “Canapé”, kontabilistja Elvira Ibrahimi ndau përvojat e saj personale për paragjykimet dhe sfidat që ka hasur gjatë karrierës së saj.

Një nga komentet që ajo përmendi ishte: “A je lidhë me dikon në ATK?”, duke ilustruar mënyrën se si shpeshherë sukseset e grave në fushat profesionale përbuzën.

Ibrahimi tregoi se një tjetër pyetje e shpeshtë që i është drejtuar është: “Kush t’ka bo ty drejtoreshë?”, duke reflektuar mbi vështirësitë që ka hasur në përballjen me stereotipet gjinore dhe paragjykimet në vendin e punës.

Përkundër sfidave, ajo vazhdoi të shprehë vendosmërinë dhe përkushtimin e saj në profesion, duke inkurajuar gratë e reja që të mos lejojnë që këto paragjykime t’i ndalin nga arritjet e tyre profesionale.

Se çfarë tha më shumë rreth kësaj teme, mund ta zbuloni duke klikuar në videon më poshtë. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement