Gjatë ditës së sotme ka nisur një fushatë e klubeve të futbollit – anëtare të FFK-së, të cilat po lëshojnë komunikata, përmes së cilave po shprehin mbështetje për FFK-në, e në anën tjetër bëjnë presion të hapur kundër emisioneve sportive të televizioneve.
Fillimisht ishte skuadra kampione e Kosovës, Ballkani e cila nisi këtë fushatë, e vazhdoi me klube të ndryshme nga Superliga, Liga e Parë dhe udhëheqës të klubeve.
Pas gjithë kësaj fushate ka reaguar edhe analisti i rregullt i “Emisioni Favorit”, Taulant Dajaku i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ‘ironizuar’ me reagimet e klubeve.
Ai ka postuar një fotografi ku shkruhet për një sindromë të quajtur “Sindroma e Stokholmit”, kurse në mbishkrimin e tij ka shkruar “Doktor Adhamudhi”, duke nënkuptuar për të parin e FFK-së.
Ky është postimi i plotë i Dajakut: