string(115) "kthimi-i-gjendjes-se-1meparshme-ne-veri-torres-sdo-te-kete-kthim-te-tille-vuciq-eshte-ne-anen-e-gabuar-te-historise"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2024 10:43

“Kthimi i gjendjes së mëparshme në Veri”, Torres: S’do të ketë kthim të tillë, Vuçiq është në anën e gabuar të historisë

Lajme

Gazeta Express

14/09/2024 10:43

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’ ndaj Kosovës.

Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

Ndër kërkesat  që dje i bëri Vuçiq në adresimin ndaj popullit serb ishte “shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut”./Express/