Kosova në grup me Serbinë në fazën parakualifikuese për Botërorin e basketbollit në eSports - Gazeta Express
string(91) "kosova-ne-grup-me-serbine-ne-fazen-parakualifikuese-per-boterorin-e-basketbollit-ne-esports"

Sport

Gazeta Express

13/09/2024 17:54

Kosova në grup me Serbinë në fazën parakualifikuese për Botërorin e basketbollit në eSports

Sport

Gazeta Express

13/09/2024 17:54

Kosova është debutuese në eFIBA të Kampionatit Botëror të lojrave elektronike në PlayStation.

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për fazën e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror në eSports Basketboll të eFIBA-s për sezonin e tretë, shkruan Gazeta Express.

Aty e pret një grup i fortë ku do të ketë kundërshtarën edhe shtetin serb.

Kosova do të jetë pjesë e grupit B, bashkë me ekipet kombëtare të Spanjës, Portugalisë, Lituanisë, Gjermanisë, Serbisë dhe Finlandës. Ndeshjet do te luhen nga 8 dhe 10 tetor 2024. 5 nga këto 7 ekipe kombëtare do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.

Federata Esports e Kosovës është partner i Federatës së Basketbollit të Kosovës./Gazeta Express


Advertisement
Advertisement
Advertisement