string(98) "portieri-ukrainas-notoi-pertej-njerit-prej-lumenjve-me-te-medhenj-ne-evrope-per-ta-shmangur-luften"

Futboll

Gazeta Express

12/09/2024 14:51

Portieri ukrainas notoi përtej njërit prej lumenjve më të mëdhenj në Evropë për ta shmangur luftën

Futboll

Gazeta Express

12/09/2024 14:51

Portali ukrainas Sport Express e publikoi një histori të pabesueshme për Denis Shelikov, një portier 35-vjeçar, i cili vendosi ta kalonte me not Tiszan, një nga lumenjtë më të mëdhenj në Evropë, për të shpëtuar nga vendi i prekur nga lufta.

Shelikov notoi përmes Hungarisë dhe pak më vonë nënshkroi për ekipin bjellorus, Slavija Mozir, nga divizioni i parë i futbollit të këtij vendi.

Kujtojmë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, meshkujve të moshës prej 18 deri në 60 vjeç u është ndaluar të largohen nga vendi, por mijëra prej tyre kanë arritur të arratisen.

Shelikov e përgatiti arratisjen e tij për dy muaj, duke përfunduar në lumin ku e ushtronte notin me ndihmën e pendëve, përcjell “Gazeta Express”.

Shelikov është një ish-futbollist i ekipeve kombëtare të të rinjve të Ukrainës, dhe klubi i tij i fundit në atdheun e tij ishte Viktoria nga Sumy.

Ndërkaq, klubi më i madh në karrierën e tij ishte Dnipro.

“Sport Express” arriti ta kontaktojë Shelikovin, duke e pyetur nëse këto pretendime ishin të sakta apo jo, ndërsa përgjigja e tij ishte e vrazhdë:

“Kush je ti o prokuror që më bën pyetje të tilla? Pyete kontrollin e kufirit. Mos më bëni pyetje të tilla, në rregull? Nuk je askush që të më bëjë pyetje të tilla.” /Gazeta Express/

aaaaa