Arrestimi i politikanit serb në veri, IPK-ja: S'kemi ankesë për arrestimin - Gazeta Express
string(70) "arrestimi-ipolitikanit-serb-ne-veri-ipk-ja-skemi-ankese-per-arrestimin"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2024 19:39

Arrestimi i politikanit serb në veri, IPK-ja: S’kemi ankesë për arrestimin

Lajme

Gazeta Express

10/09/2024 19:39

Policia e Kosovës ka arresuar në veri politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili i fishkëlleu kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kurti ka qëndruar gjatë ditës në pjesën veriore të vendit.

Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë për Gazetën Express se nuk kanë pranuar ankesë lidhur nme arrestimin.

Por, ai ka shtuar se do t’i analizojnë pamjet e rrethanat e rastit në fjalë.

“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform auotorizimeve ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka.

Ndërsa, më parë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Arsenijeviq është gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike. /Gazeta Express