Nga kjo e martë, në T7 nisë transmetimi i “Ritwells Podcast”, një platformë dhe tematikë krejt e re e themeluar nga Dr. Rita Parashumti, me qëllim informimi dhe edukimi të popullit rreth temës së shëndetit dhe mirëqenies së plotë të njëriut.
Një podcast siç e dijmë nuk është format i limituar i emisionit televiziv, prandaj jemi te lirë të flasim pa kohë të caktuar, pa presion dhe pa përkufizime gjuhësore, kështu duke qenë të lirë të lundrojmë në temën e përzgjedhur me origjinalitet maksimal të mënyrës së shprehjes të mysafirit, si dhe mendimit të tij profesional dhe personal.
Tema gjithmonë do orientohet vetëm në informim dhe edukim interesant dhe specifik mjekësor, shëndetsorë ose shkencorë të ndonjë natyre tjetër.
Mysafirët e “Ritwells Podcastit” janë persona të përzgjedhur me shumë kujdes, profesionistë eminent dhe të suksesshëm në fushat e tyre, profesionist mjekësor, psikologë, atletë, mentorë/trajnerë dhe shkenctarë.
Dr. Rita Parashumti është specialiste Mjekësisë parandaluese – biomekanikës, forcës dhe kondicionimit si dhe psikologjisë dhe nutricionit sportiv/mjekësor. Ka themeluar konceptin dhe gym/klinikën Ritwells, ku si përshkrim kryesor mjekësor ndaj klientëve/pacientave të saj ka stërvitjen fizike, rregullimin e ushqyerjes dhe shprehive, kurimin e mendësisë dhe rregullimin e stilit të jetës në përgjithësi, para se të konsiderohet gjithçka tjetër. Rita tashmë me impakt dhe besim të fuqishëm në shoqëri, përmes punës dhe prezencës mediatike ka ndinmuar shumë njerëz në aspekt shëndetsor – prandaj dhe podcastin e sjellë nga pasioni e dëshira që të ndritën sa më shumë mendje rreth kujdesit parësor ndaj vetës, rrjedhimisht dhe të tjerëve.
“Ritwells Podcast” do të mund ta ndiqni nga ora 22:30, në T7.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...