Të hënën e 9 shtatorit do të mblidhet kryesia e Kuvendit, ku në rend dite janë katër pika.
Në njoftim bëhet e ditur se pika e parë e rendi të ditës është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.
Në pikën e dytë, kryesia do të diskutojë për pikat e papërfunduara të seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 28 mars të këtij viti, ku do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publik të njoftimit për kontratë, nëpër ministri dhe ndërmarrje publike qendrore.
Kurse, në pikën e tretë do të flitet për seancën plenare që ishte paraparë të mbahej më 24 maj, e ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta për tri vjet të Qeverisë Kurti.
Në njoftim bëhet e ditur se në pikën katër do të flitet propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.
Në seancën e radhës plenare pritet të votohet në lexim të dytë një nga projektligjet që ka nxitur më së shumti debat, edhe për brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, atë për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.
Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës për seancën e radhës plenare: