Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, shkruan “Gazeta Express”.
Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht, derisa ato janë shitur nëpërmjet platformës “online”.
Në platformën “online” në shitje janë vetëm biletat në zonën VIP 1 dhe VIP 2.
Kosova ndaj Rumanisë ka luajtur edhe dy ndeshje deri më tani.
Në kryeqytet, ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0:0.
Ndërsa ajo në Bukuresht më 12 shtator ishte humbur me rezultatin 2:0.
Këto dy ndeshje u zhvilluan në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...