I bënë atentat në Berat, dëshmia e Altin Halilit: Tre autorët ishin të maskuar, më kishin zënë pritë - Gazeta Express
string(97) "i-bene-atentat-ne-berat-deshmia-e-altin-halilit-tre-autoret-ishin-te-maskuar-me-kishin-zene-prite"

Gazeta Express

27/08/2024 14:41

I bënë atentat në Berat, dëshmia e Altin Halilit: Tre autorët ishin të maskuar, më kishin zënë pritë

Gazeta Express

27/08/2024 14:41

Policia e Beratit ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve, lidhur me atentatin e djeshëm ndaj Altin Halilit.

Në vitin 1997 shënjestra e atentatit kishte vrarë Sokol Kaloshin.

Ka qenë Halili i cili në dëshminë e tij ka hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjakë.

Halili ka deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se për vrasjen e kryer ka paguar me burg.

Përpara grupit hetimor 46-vjeçari ka deklaruar se atentati i është bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997.

Halili ka deklaruar në policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Pasi i ka parë, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur t’i godasë me makinë por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri kallashnikovi.

Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka lëvizur.

Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë.

Sipas policisë, atentatorët e kanë qëlluar në ecje me automatik Skorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur.

Altin Halili është qëlluar me 10 plumba, të cilët kapën pjesën e pasme të makinës së tij.