Gaxherri: Shefi i CIA-s ia ka bërë me dije VV’së se nuk lejohet kërcënimi i sigurisë për çështje elektorale - Gazeta Express
string(105) "gaxherri-shefi-i-cia-s-ia-ka-bere-me-dije-vvse-se-nuk-lejohet-kercenimi-i-sigurise-per-ceshtje-elektorale"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2024 12:57

Gaxherri: Shefi i CIA-s ia ka bërë me dije VV’së se nuk lejohet kërcënimi i sigurisë për çështje elektorale

Lajme

Gazeta Express

27/08/2024 12:57

Besa Gaxherri nga LDK-ja thotë se arsyeja e heshtjes së VV’së në përgjithësi për çështjen e urës mbi lumin Ibër, është vizita e fundit e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns, ku ky i fundit pati takime me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Gaxherri në një përgjgije për GazetaBlic thotë se, Burns ia ka bërë me dije pushtetit se nuk lejohen kërcënimet e sigurisë për çështje elektorale.

“Pa mëdyshje shihet se, shefi i CIA-s i ka bërë me dije pushtetit se kërcënimi i sigurisë në rajon për çështje elektorale të VV’së nuk do të lejohet”, tha Gaxherri për GazetaBlic.