Publikohet lista e Shangait, asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut - Gazeta Express
string(68) "publikohet-lista-e-shangait-asnje-universitet-nga-maqedonia-e-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2024 12:24

Publikohet lista e Shangait, asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

26/08/2024 12:24

Publikohet lista e Shangait për renditjen e Universiteteve në botë në vitin 2024. Edhe këtë vit asnjë institucion i arsimit të lartë nga Maqedonia e Veriut nuk u gjet në renditje. Në krye të listës janë universiteti i Harvardit, Stenfordi, MIT, Kembrixhi dhe Bërkli.

Nga vendet e rajonit universiteti i Beogradit u gjet në pozitën mes vendit 401 dhe 500, ndërsa shënon rënie krahasuar me vitin e kaluar kur ishte ne pozitën 301-400. Ndërkohë universiteti I Novi Sadit ndodhet në pozitën 901 dhe 1.000. Në renditje u gjet edhe Universiteti I Zagrebit dhe Universiteti i Lublanës.

Këtë vit në renditjen e Shangait janë 6 Universitete greke. Ndërsa përveç Maqedonisë së Veriut në renditje nuk ka asnjë universitet edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria. Lista e Shangait publikohet që nga viti 2003, ndërsa më shumë se 2 500 universitete janë të përfshira në rangimin akademik të universiteteve çdo vit, ndërsa publikohen 1 mijë më të mirat.

https://www.shanghairanking.com/rankings/arwu/2024