Kolona e veturave e dërgon shefin e CIA's në Presidencë, dalin pamjet - Gazeta Express
string(67) "kolona-e-veturave-e-dergon-shefin-e-cias-ne-presidence-dalin-pamjet"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2024 15:45

Kolona e veturave e dërgon shefin e CIA’s në Presidencë, dalin pamjet

Lajme

Gazeta Express

22/08/2024 15:45

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka arritur në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.

Në media janë publikuar pamje nga momenti kur autokolona me veturat që përcjellin Burns hyjnë në oborrin e Presidencës, e më pas shihet edhe Burns.

Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.

Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë.

Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ekipi i REL mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement