string(78) "senzacioni-i-kesaj-vere-bejta-i-bashkohet-shtepise-se-muzikes-sbs-entertaiment"

Rozë

Gazeta Express

21/08/2024 17:10

Senzacioni i kësaj vere, Bejta i bashkohet shtëpisë së muzikës “SBS Entertaiment”

Rozë

Gazeta Express

21/08/2024 17:10

Artisti, Bejta i cili shpërtheu gjatë kësaj vere me këngën “Lule” tashmë i është bashkuar shtëpisë më të madhe të muzikës “SBS Entertaiment”.

Siç mëson Express, Bejta tashmë është nën menaxhimin e Jetmir Agajt, i cili njihet për sukseset e artistëve vendor edhe ndërkombëtar.

Sa i përket industrisë muzikore në vendin tonë është e vështirë që suksesi të vazhdojë fuqishëm tutje pa një menaxhment, e që këtë gjë e bëri edhe Bejta i cili iu bashkua “SBS Entertaiment”.

Theksojmë se nga kjo studio e muzikës janë prodhuar hitet më të mëdha në tregun tonë, nga duart e producentit Çelik Lipa. /Express

aaaaa